Flash News

E-TJERA

Rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonte për postitucion, arrestohet turku në Tiranë

Rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonte për postitucion, arrestohet turku

Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses një tjetër operacion të koduar “Foreign Escort”, i cili kishte në fokus goditjen e veprimtarive të paligjshme të trafiqeve. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi turk I.Y., 37 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa 9 shtetase të huaja janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.

I.Y. akuzohet për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Sipas hetimeve, ai rekrutonte gra nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion, duke përdorur një faqe online për të reklamuar shërbimet e tyre. Për këtë qëllim, ai kishte marrë me qira një ambient në Tiranë, ku zhvillohej kjo veprimtari e paligjshme.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, tre celularë dhe nëntë karta krediti, të cilat dyshohen të jenë përdorur për veprimtarinë kriminale.

Aktualisht, hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht këtë rast. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës vijon angazhimin e saj për të luftuar trafiqet e paligjshme dhe për të goditur çdo veprimtari kriminale që cënon sigurinë dhe rendin.

Të fundit