Flash News

E-TJERA

Rektori i UT jep detaje për vitin e ri akademik: Mësimi do bëhet online dhe në auditor. S'ka përgjysmim të tarifës

Rektori i UT jep detaje për vitin e ri akademik: Mësimi do bëhet
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka folur së fundmi për vitin e ri akademik që pritet të nisë më 2 nëntor, teksa deklaroi se mësimi mund të bëhet i alternuar mes platformës online dhe në autoditore.

Hoxha u shpreh në një konferencë për shtyp se tarifat e studimit janë të përcaktuara në Paktin për Universitetin, ndërsa tha se nuk do të ketë përgjysmim të tyre.

Më tej ai shtoi se janë marrë masat për fillimin e vitit akademik, ku secili universitet ka platformat e veta.

“Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët.

 Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht.

Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur. Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë.

Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë. Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin.

Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë”, tha Hoxha.

Të fundit