Flash News

E-TJERA

Reme Lala ndryshon mendje, tërhiqet nga kandidimi për deputete me PS-në

Reme Lala ndryshon mendje, tërhiqet nga kandidimi për deputete me

Deputetja që hyri në Kuvend nën siglën e PDIUS-së për Qarkun e Dibrës, Rama Lala ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi për deputetet nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. 

Deputetja Lala i ka dorëzuar dorëheqjen kreut të PS-së Edi Rama paraditen e djeshme, raporton Top Channel. Nuk dihet ende përmbajtja e letrës së dorëheqjes dhe motivet që e shtynë deputeten të merrte këtë vendim.

Para pak ditësh u raportua se Reme Lala kishte mbyllur negociatat me PS dhe ishte caktuar nga selia rozë për të garuar si kandidate në Kamzë dhe Paskuqan, por nuk dihet ende se çfarë e ka bërë për të ndryshuar mendje. Sipas TCH një arsye mund të jetë vendi që i ishte caktuar në listën e Tiranës.

Nuk dihet nëse ajo do të kandidojë si deputete nën siglën ndonjë partie tjetër për zgjedhjet e 25 prillit. 

Të fundit