Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Kontrollet në shtëpinë e Bajrave, u sekuestruan 5 makina të blinduara
RENEA dhe SPAK kanë ushtruar kontrolle të befasishme natën e kaluar në disa banesa në qytetin e Shkodrës, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar.
Sipas burimeve për mediat, kontrollet janë kryer në banesat e Safet Bajrit, i cili ndodhet në liri, si dhe të dy vëllezërve të tij, Behar dhe Enver Bajri, të cilët aktualisht vuajnë dënimet në burg.
Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar pesë automjete të blinduara dhe një sasi të konsiderueshme parash, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur detaje të tjera mbi aktivitetet e tyre.
Operacioni është zhvilluar me urdhër të SPAK dhe është i lidhur jo vetëm me masakrën me katër viktima të ndodhur në zonën e Dobraçit, por edhe me një procedim të ri penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme.
Kontrolle janë ushtruar edhe ndaj disa personazheve të tjerë të botës së krimit, të cilët janë mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet pas ngjarjeve të fundit kriminale në Shkodër.
Ky operacion konsiderohet si pjesë e një fushate të vazhdueshme nga SPAK dhe RENEA për të goditur krimin e organizuar dhe për të forcuar sigurinë në veri të vendit. Rezultatet e operacionit pritet të ndihmojnë në zbardhjen e mëtejshme të aktiviteteve kriminale dhe personave të përfshirë.