Flash News

E-TJERA

Renditja e Champions League, vetëm 3 skuadra me pikë të plota

Renditja e Champions League, vetëm 3 skuadra me pikë të plota

Faza e grupeve në Champions League po hyn në një moment vendimtar, dhe pas mbrëmjes së djeshme plot gola e emocione, vetëm tre skuadra kanë arritur të ruajnë ecurinë perfekte me 9 pikë nga 9 të mundshme.

Në krye të këtij grupi elitar ndodhet Paris Saint-Germain, i ndjekur nga Interi dhe Arsenali, që kanë treguar formë të lartë dhe efikasitet në çdo ndeshje.

Veçanërisht të spikatur janë zikaltrit e Kristian Kivut dhe “topçinjtë” e Mikel Artetës, të cilët jo vetëm kanë fituar të gjitha përballjet, por nuk kanë pësuar ende asnjë gol, duke shfaqur një organizim mbrojtës perfekt.

Tani sytë janë drejt ndeshjeve të sotme, ku pritet të shihet nëse ndonjë tjetër ekip do të mund t’i bashkohet treshes në krye, për të shtuar garën dhe presionin për vendet e para në këtë edicion emocionues të Champions League.

Të fundit