Flash News

E-TJERA

Renditja e FIFA-s: Kuqezinjtë zbresin, Kosova fiton pozicione

Renditja e FIFA-s: Kuqezinjtë zbresin, Kosova fiton pozicione

Ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it të zhvilluara këtë të enjte kanë sjellë ndryshime në renditjen e FIFA-s, të cilat kanë prekur edhe Kombëtaren shqiptare dhe atë të Kosovës.

Pas humbjes ndaj Polonisë në Varshavë, Shqipëria kombëtare e futbollit ka pësuar rënie në klasifikim, duke humbur një pozicion. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho renditen tashmë në vendin e 64-t me 1391.64 pikë, rreth 9.42 pikë më pak se në renditjen e mëparshme.

Ndërkohë, Kosova kombëtare e futbollit ka shënuar tjetër përmirësim në renditje, pas fitores historike ndaj Sllovakisë që i siguroi kualifikimin në finalen e “playoff”-it.

Dardanët janë ngjitur me një pozicion në klasifikim, duke u renditur në vendin e 78-t me 1325.43 pikë, duke fituar 16.59 pikë krahasuar me renditjen e mëparshme.

Të fundit