Flash News

E-TJERA

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet dy pozicione, Kosova mbetet në vend

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet dy pozicione, Kosova mbetet në

Që pas humbjes ndaj Polonisë në kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria ka zbritur në dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se muajin e kaluar.

Nga ana tjetër, Kosova nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin e 107-të. “Dardanët” barazuan në dy ndeshjet e parë në kualifikueset e Euro 2024, me Izraelin 1-1 dhe me të njëjtin rezultat në shtëpi ndaj Andorra.

Argjentina është rikthyer në majat e futbollit botëror duke u pozicionuar e para. Fitoret në dy miqësoret kundër Panamasë dhe Curachao ndihmuan kampionët e botës të dilnin të parët.

Të fundit