Flash News

E-TJERA

Renditja e ‘Global Finance’: Kosova, më e varfra në rajon, pas saj vjen Shqipëria

Renditja e ‘Global Finance’: Kosova, më e varfra në rajon,

Revista ‘Global Finance’ ka publikuar renditjen e shteteve nga më i pasuri tek më i varfri në botë për vitin 2022. Nga të dhënat, rezulton se Kosova dhe Shqipëria renditen si vendet më të varfra të rajonit.

Shifrat të cilat i referohen Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në publikimin “Prespektiva Ekonomike Botërore, Prill 2022”, tregojnë se Kosova është vendi më i varfër i rajonit duke u renditur e 105-ta në botë, me 13,964 dollarë të ardhura për banor.

Pas Kosovës, vjen Shqipëria e 90-ta mes 192 vendeve të botës me 17,383 dollarë për frymë. Më pas vjen Serbia në vendin e 72-të dhe Maqedonia e Veriut e renditur në vend 78-të. Kurse Bosnje Hercegovina qëndron në vend të 88-të me 17,471 dollarë për frymë.

Vendi më i pasur në botë sipas renditjes, është Luksemburgu me PBB për frymë bazuar në fuqinë blerëse deri në 140,694 dollarë. Luksemburgu pasohet nga Singapori, i ndjekur nga Irlanda dhe Katari.

Vendet me PBB-në më të madhe janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia , Gjermani. Ndërsa në fund të listës qëndrojnë shtete si: Burundi, Sudani i Jugut, Somalia, Nigeria, Republika e Kongos dhe vende të tjera afrikane.

Renditja e ‘Global Finance’: Kosova, më e varfra në rajon,

Të fundit