Flash News

E-TJERA

Rëndohet bilanci i aksidentit në Siçili, vdes pas 4 ditësh shoferi shqiptari

Rëndohet bilanci i aksidentit në Siçili, vdes pas 4 ditësh

Shoferi 39-vjeçar shqiptar, Tili Pilinci, ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në spital, si pasojë e aksidentit rrugor që ndodhi më 3 mars në autostradën Naro-Camastra në Siçili, Itali.

Pilinci po transportonte pesë punonjës shqiptarë për në një fermë bujqësore kur makina e tij u përplas me një automjet të rëndë të ngarkuar me fruta dhe perime.

Nga ky aksident tragjik, i cili ndodhi në mëngjesin e së hënës, humbi jetën më parë edhe një i ri shqiptar, Flori Topalli, 24 vjeç. Pilinci u shtrua në spitalin Villa Sofia në Palermo, por përpjekjet për ta shpëtuar nuk ishin të mjaftueshme, dhe zemra e tij pushoi së rrahuri.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa komuniteti shqiptar në Itali pëson një tjetër humbje tragjike në një ngjarje rrugore.

Të fundit