Flash News

E-TJERA

Rëndohet bilanci në Klos/ Ndërron jetë edhe babai i 17-vjeçarit

Rëndohet bilanci në Klos/ Ndërron jetë edhe babai i

Është rënduar bilanci i viktimave pas përplasjes mes fiseve në Klos që i morën jetën një 17-vjeçarit.

Mësohet se ka ndërruar jetë edhe babai i viktimës, i cili ndodhej në spital për mjekim. Ai u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore.

17-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme pas të shtënave me armë. Ndërkohë në spital janë për mjekim edhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për një përplasje mes fiseve të cilat kishin prej vitesh që ishin në konflikt. Nuk dihet ende nëse viktimat ishin apo jo shënjestët e autorit. 

Të fundit