Flash News

E-TJERA

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri

Gjendja shëndetësore e një banori të fshatit Kopaçez, është përkeqësuar pas lëndimeve të marra gjatë përpjekjes për të shuar flakët që përfshinë zonën.

42-vjeçari Apostol Zhupa ka pësuar djegie në pjesën e gjoksit dhe shpatullave, ndërsa fillimisht u trajtua në spitalin rajonal të Sarandës.

Për shkak të gjendjes së rënduar, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Të fundit