
Flash News
700 euro nata/ Faktoje.al fiton gjyqin. Gjykata urdhëron ministritë të japin shpenzimet e udhëtimeve
Akuzat për vrasje, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai
Rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, aeroporti njofton udhëzimet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës: Ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE
Rëndohet sërish bilanci i covid-19 në Shqipëri, 18 viktima dhe 645 raste të reja në 24 orë
Rëndohet sërish bilanci i covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë raporton se 18 pacientë të prekur kanë humbur jetën, ndërsa 645 persona kanë rezultuar të infektuar pas kryerjes së 2.201 testimeve.
“Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç”, njofton ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se dy ditët e fundit numri i viktimave pësoi një rënie të lehtë. Dje pati 10 humbje jete, ndërsa dy ditë më parë vetëm 8.
Ditari politik









Të fundit


11 trendet e modës për vitin 2021 që në fakt i keni në dollapin tuaj
15 Janar 2021, 16:07
Në 5-vjetorin e humbjes së bashkëshortit, Celine Dion e përkujton me fjalët prekëse
15 Janar 2021, 15:47
Arsyeja e fortë që Arana Osmani nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë
15 Janar 2021, 15:29
Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me përfitimet e fëmijëve, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52
I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit Fierzës
15 Janar 2021, 14:45
Përmbytjet/ Kryemadhi-Ramës: Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron
15 Janar 2021, 14:44

Spitalet në Brazil drejt kolapsit, mungon oksigjeni për pacientët me Covid-19
15 Janar 2021, 14:25





Kosovë/ Miratohen masat e reja anti-Covid, zgjatet orari i lëvizjes
15 Janar 2021, 13:28




“Kush tha se janë gjermanët?”, Spiropali: Nuk e tregojmë se kush na i dha vaksinat
15 Janar 2021, 12:52
Peleshi: Këtë vit dyfish më shumë reshje se në 2010-n, dëmet shumë herë më pak
15 Janar 2021, 12:28