Flash News

E-TJERA

Rëndohet situata e Covid-19 në burgun e Drenovës/ Të tjerë të dënuar transportohen drejt Tiranës

Rëndohet situata e Covid-19 në burgun e Drenovës/ Të

Situata me Covid-19 në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë vijon të mbetet kritike. Ka shkuar në tre numri i të dënuarve që janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Rasti i fundit ishte dje, ku një i dënuar i sigurisë së zakonshme që ndodhej në Spitalin e Korçës, është nisur drejt Tiranës.

Mësohet se të tre të dënuarit kanë shfaqur komplikacione me oksigjenin jashtë parametrave. Të dënuarit ndodhen aktualisht në Tiranë ku po marrim trajtim të specializuar.

Në burgun e Drenovës vijon karantinimi për disa të infektuar.

 

Të fundit