Flash News

E-TJERA

Rëndohet situata me zjarrin në Lunxhëri, flakët i drejtohen banesave, Peleshi thirrje: Të evakuohen banorët!

Rëndohet situata me zjarrin në Lunxhëri, flakët i drejtohen

Situata me zjarret në Gjirokastër është përkeqësuar. Flakët e zjarrit në njësinë administrative Lunxhëri, të ndikuara edhe nga erërat e forta i janë drejtuar shtëpive të banorëve në zonën përreth.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Sipas tij situata ka agravuar ndjeshëm ku forcave të zjarrfikëses i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

“Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit”, shkruan Peleshi.

Të fundit