Flash News

E-TJERA

Rëndohet situata në aksin Maliq-Moglicë, qytetarët të bllokuar prej mesditës, një grua humb ndjenjat

Rëndohet situata në aksin Maliq-Moglicë, qytetarët të

Kaosi në aksin Maliq-Moglicë, rruga e vetme alternative që lidh Tiranën me Juglindjen, po rëndohet gjithnjë e më shumë për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve.

Qytetartë kërkojnë llogari nga autoritetet për të gjetur një zgjidhje emergjente, pasi vijojnë të mbeten të bllokuar prej orës 13:00 të mesditës. Situata ka agravuar derisa një nga qytetaret, e cila kërkonte kthimin në shtëpi, ka humbur ndjenjat.

“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat.

Shkak për devijimin u bë bllokimi total i aksit Librazhd-Pogradec, pasi rruga ka pësuar çarje dhe rrëshqitje që rrezikojnë urën. ARRSH njoftoi bllokimin deri në një njofitm të dytë, ndërsa aksi Maliq-Moglicë do të përdoret vetëm për automjetet e vogla.

 

Të fundit