Flash News

E-TJERA

RENEA “blindon” fshatin Orosh, dy të armatosur brenda banesës së pabanuar, identifikohet njëri

RENEA “blindon” fshatin Orosh, dy të armatosur brenda

Forcat e policisë së Pukës së bashku me njësitë speciale RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, në territorin e Fushë Arrëzit. Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vazhdon ende, ndërsa forcat speciale mbajnë nën mbikëqyrje të gjithë zonën.

Sipas informacioneve zyrtare, brenda në banesë dyshohet të jenë dy persona të kërkuar nga autoritetet. Njëri prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku 24 vjeç, i cili dyshohet për lidhje me grupe terroriste. Personi tjetër, nga Tirana, mbetet ende i paidentifikuar.

Autoritetet bëjnë me dije se deri tani nuk është ndërhyrë për arrestimin e tyre, pasi dyshohet se të dy qëndrojnë të fshehur në banesë që prej një muaji. Policia dhe RENEA po vazhdojnë operacionin me kujdes për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe efektivët.

Më shumë detaje priten të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.

Të fundit