Flash News

E-TJERA

RENEA "blindon", Rinasin, momenti i uljes së të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi

RENEA "blindon", Rinasin, momenti i uljes së të

Dritan Rexhepi, i njohur edhe me pseudonimin Gramos Rexhepi, është ekstraduar sot nga autoritetet turke drejt Shqipërisë. 45-vjeçari, i konsideruar si një individ me rrezikshmëri të lartë, është një nga figurat më të kërkuara kriminale ndërkombëtare.

Rexhepi njihet si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës, i akuzuar për transport të sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Gjithashtu, ai dyshohet si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri dhe është dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e dy policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi, ngjarje e ndodhur në Fushë-Krujë në vitin 1998.

Pavarësisht se është një nga kriminelët më të kërkuar, Rexhepi ka arritur t'i shpëtojë drejtësisë disa herë.

Në vitin 2007, ai u arratis nga policia e Durrësit gjatë një fotosesioni rutinë për mediat. Një vit më pas, ai bëri një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali, duke u bërë një nga bosët më famëkeq të krimit të organizuar në Evropë.

 

Të fundit