Flash News

E-TJERA

RENEA dhe FNSH kontrolle në banesën e Erjon Llapushit, sekuestrohen armë e d*ogë

RENEA dhe FNSH kontrolle në banesën e Erjon Llapushit, sekuestrohen

RENEA, FNSH, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Forcat Shqiponja po zhvillojnë një operacion në qytetin e Pogradecit për drogë, armë dhe kapje të personave në kërkim në Pogradec.

Burime bëjnë të ditur se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

Forcat RENEA kanë rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm.

Erjon Llapushi akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan në vitin 2021. Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Të fundit