Flash News

E-TJERA

RENEA dhe FNSH operacion në Krujë, lokalizon 10 sera me kanabis, shoqërohen 7 persona  

RENEA dhe FNSH operacion në Krujë, lokalizon 10 sera me kanabis,

Një operacion anti-kanabis është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Krujë.

Pjesë e operacionit janë RENEA dhe FNSH, që drejtohet nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se policia ka gjetur mbi 10 sera me kanabis, deri tani janë shoqëruar në komisariat 7 persona. Ky operacioni vjen për shkak së Guardi di Finanza e cila sinjalizoi se ka zbuluar nga ajri parcela më kanabis.

në sajë të këtij aksioni, policia në Krujë dhe Fushë-Krujë ka djegur bimët e kanabisit që u sekuestruan.

 

Të fundit