Flash News

E-TJERA

Rënia e Euros, Konfindustria: Ndërhyrja e BSH pa asnjë ndikim, sjell humbje të rënda financiare

Rënia e Euros, Konfindustria: Ndërhyrja e BSH pa asnjë ndikim,

Konfindustria ka gjykuar se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit të Euros do të ishte e panevojshme dhe do të sillte humbje të rënda financiare.

Në një deklaratë, Konfidnustria shkruan se ndihma për bizneset dhe kategoritë e prekur duhet të kryhet me një paketë financiare nga qeveria. Konfindustria gjykon se masat fiskale të paketës  mund të fillojnë nga ulja e taksave dhe çmimeve të energjisë elektrike, të karburantit, të sigurimeve shoqërore.

Konfindustria deklaron se paketa për kategoritë e prekura duhet të ofrohet sa më parë.

Deklarata e Konfindustrisë:

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, për të përballuar zhvleftësimin e fortë të Euro-s kundrejt Lek-ut do të ishte pa asnjë ndikim dhe do të përfundonte në humbje të rënda dhe të panevojshme financiare. Ndihma e domosdoshme afatshkurtër për kategoritë e prekura të bizneseve duhet të kryhet nëpërmjet një paketë të jashtëzakonshme financiare të qeverisë.

Përfundimi i mësipërm vjen duke patur parasysh mënyrën e sotme të ndërtimit dhe funksionimit të sistemit ekonomik dhe financiar kombëtar si dhe varësinë e fortë të tij në natyrën në masë të madhe informale të flukseve valutore të huaja. Në harkun e një viti financiar 2022-2023 monedha Euro është zhvleftësuar në mbi 9% kundrejt Lek-ut duke prekur rëndë industritë dhe prodhimin vendor dhe sidomos eksportet shqiptare. Vetëm industria e manifakturës përllogaritet të ketë humbje mbi 200 milion euro nga mbiçmimi i panatyrshëm i Lek-ut. Grupet e bizneseve importuese janë përfituesit kryesorë të dobësimit të tejskashëm të sforcuar të Euro-s kundrejt Lek-ut.

Konfindustria kërkon, që ndërhyrja për mbrojtjen e industrive dhe prodhimit vendor, sidomos të eksporteve, duhet të kryhet nëpërmjet një pakete të ndërthurur ndihme financiare të drejtëpërdrejtë për kategoritë më të prekura si dhe masa fiskale për uljen e kostove. Masat fiskale ndihmëse mund të fillojnë nga ulja e taksave dhe çmimeve të energjisë elektrike, të karburantit, të sigurimeve shoqërore, etj.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrja nga ekzekutivi, me paketë të ndërthurur financiare dhe fiskale, duhet të jetë sa më e shpejtë në kohë. Kategori të gjera të industrive dhe prodhimit vendor si manifaktura, industria e birrës dhe e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, industria ushqimore, prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë, etj.rrezikojnë seriozisht deri në falimentim. Sidomos, eksportuesit rrezikojnë seriozisht mbijetesën e tyre në kushtet e fuqizimit nga shkaqe, që në masë të madhe tejkalojnë shpjegimet ekonomike ligjore të Lek-ut kundrejt Euro-s.

Të fundit