Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rënia e euros nuk ndalet, prek rekord të ri historik në 112.63 lekë

Euro ka prekur një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 112.63 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.25 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.
Sipas agjentëve të tregut valutor, faktori kryesor që po zhvlerëson euron është oferta e lartë e monedhës europiane. Ata shprehen se volumi i blerjeve të euros nga agjentët e këmbimit valutor është shumë më i lartë në raport me atë të shitjeve dhe kjo po shkakton një rënie të vazhdueshme dhe progresive të kursit të monedhës europiane. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7%.
Me afrimin e sezonit turistik, perspektivat e kursit të këmbimit duket se anojnë gjithnjë e më shumë drejt një zhvlerësimi të mëtejshëm të monedhës europiane.
Në analizën e fundit për ecurinë e kursit të këmbimit të këtij muaji, Raiffeisen Research i ka rishikuar për poshtë parashikimet e kursit të këmbimit euro-lek për këtë vit. Raiffeisen Research parashikon që kursi i këmbimit të euros të bjerë në nivelin 112 lekëve deri në muajin shtator dhe ta mbyllë vitin 2023 pranë nivelit të 112.4 lekëve.
Ky parashikim mbështetet në pozitat tashmë të forta të lekut, pritjet për një sezon të mirë turistik, të shoqëruar me dërgesa të konsiderueshme të emigrantëve dhe nivele të larta të investimeve të huaja direkte.
Në fakt, rënia e ditëve të fundit sugjeron që gjatë sezonit veror kursi i euros mund të bjerë edhe më poshtë se parashikimet e fundit të Raiffeisen Research.
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron është një faktor me ndikim të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një monedhë vendase më e fortë i bën më të lira importet e mallrave dhe të shërbimeve nga jashtë.
Forcimi i monedhës vendase ka qenë një faktor që i ka zbutur pjesërisht presionet e jashtme inflacioniste dhe ka ndikuar, mes faktorëve të tjerë, që Shqipëria të ketë nivele inflacioni më të ulët krahasuar me ekonomitë e tjera të rajonit dhe Europës.
Efekti i mbiçmimit të lekut ndaj euros ka qenë pozitiv edhe për të huamarërsit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, duke filluar nga qeveria shqiptare, deri te huamarrësit private. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të këmbimit të lekut në vitin 2022 ka sjellë reduktimin me rreth 37 miliardë lekë të vlerës së borxhit publik në vitin 2022.
Nga ana tjetër, forcimi i lekut po jep një ndikim gjithnjë e më negative për sektorët eksportues të ekonomisë, që i kanë të ardhurat përgjithësisht në lekë, ndërsa shpenzimet në monedhën vendase. Një monedhë vendase e mbiçmuar është një faktor me ndikim negativ në konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.
Forcimi i lekut ndaj euros dhe shumicës së valutave të huaja ka dhënë një ndikim negativ edhe në bilancin e Bankës së Shqipërisë. Vitin e kaluar, banka qendrore pësoi një humbje prej afërsisht 14.5 miliardë lekësh nga zhvlerësimi i monedhave të rezervës valutore kundrejt lekut.
Humbjet e Bankës së Shqipërisë nga ulja e vlerës së valutës mbulohen me transferim ose emetim letrash borxhi nga qeveria, ndaj kanë një ndikim negativ dhe në nivelin e borxhit publik.
Megjithatë, për sa kohë që efekti negativ në bilancin e Bankës së Shqipërisë është më i ulët se efekti pozitiv në portofolin total të borxhit në valutë të huaj, ndikimi i kursit të këmbimit mbi borxhin publik në terma neto është dukshëm pozitiv (rreth 23 miliardë lekë për vitin 2022, sipas vlerësimeve të bankës qendrore).
Gjithashtu, forcimi i lekut mund të ketë një ndikim negativ në të ardhurat buxhetore, që dominohen nga TVSH-ja dhe sidomos nga ajo e përfituar prej mallrave të importuar.
Vitin e kaluar, forcimi i lekut nuk pati një efekt të rëndësishëm negativ në të ardhura, për shkak të ndikimit shumë më të lartë pozitiv nga rritja e çmimeve. Por, me frenimin e rritjes së çmimeve, këtë vit efekti i forcimit të lekut mbi të ardhurat buxhetore mund të jetë më i ndjeshëm./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38