Flash News

E-TJERA

Rënie e rasteve me “Delta”, por mungon imunizimi, çfarë thotë epidemiologu për situatën në Shqipëri

Rënie e rasteve me “Delta”, por mungon imunizimi,

Rastet e reja me Covid-19 dhe numri i jetëve të humbura në javët e fundit në Shqipëri, duket se kanë një pësuar një rënie të ndjeshme,

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report TV thekson se është regjistruar edhe një rënie e ndjeshme e rasteve e variantin “Delta”.

“Rënia nuk është e plotë, por kanë filluar shenjat e para të rënies së rasteve të reja me variantin ‘Delta’. 4 ditët të kësaj jave kemi pasur rënie të rasteve të reja me Delta. Shpresojmë që rënia të vazhdojë,” ka thënë Alimehmeti.

Sa i përket numrit të pacientëve të vaksinuar, mjeku epidemiolog shprehet se ende nuk është arritur imunizimi i plotë i popullsisë, teksa shton se të paktën 5-10% e personave rezultojnë të vaksinuar.  

“Nuk është situata e shkurtit të kaluar, situata është shumë e ulët. Është më e lehtë situata. Por ka njerëz që janë të paimunizuar as që e kanë kaluar dhe as nuk janë vaksinuar. Shifra e personave të vaksinuar është shumë e ulët, nga 5-10%. Shumica dërrmuese e të shtruarve nuk janë të vaksinuar plotësisht,” nënvizoi mjeku.

Lidhur me falsifikimin e certifikatës së vaksinimit, Alimehmeti tha se një akt i tillë e bën më të vështirë të kuptosh se cili individ është i imunizuar dhe cili jo, si dhe vështirëson mbrojtjen e njerëzve nga virusi.

“Ky është akt kriminal. Është një dokument i falsifikuar që dënohet. Do ketë ekspozim edhe të njerëzve të vaksinuar me ato njerëz që nuk janë të imunizuar dhe nuk do dimë sesi t’i mbrojmë këta njerëz më mirë. Do ndodhë që disa prej këtyre personave do të sëmurën dhe do shtrohen dhe do na ngrejnë dyshimet se qenka vaksina që nuk bën efekt pasi ne letra del i vaksinuar. Kjo bën shumë dëm, por kryesorin ja bën vetë personit që e bën këtë punë,” shtoi epidemiologu.

Të fundit