Flash News

E-TJERA

Replika/ Balla akuza për thyerje rregullash: Te statuti i PD bëj si të duash. Basha: Jeni gati t’i vini flakën Parlamentit

Replika/ Balla akuza për thyerje rregullash: Te statuti i PD bëj si

Në Kuvend ka pasur replika mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Balla ka ngritur si shqetësim ndërhyrjen e demokratëve teksa fjalën e kanë socialistët.

Duke i treguar për kamerat, ai tha se Kushtetura, Rregullorja e Parlamnetit dhe Kodi i Sjelljes nuk mund të shkelen. Duke ironizuar situatën në PD, Balla i tha Bashës se statutin partisë lexoje si të duash, ndërsa kërkoi që të ndëshkohen nëse nuk i respektojnë rregullat herë tjetër.

Basha ka marrë fjalën për replike, duke iu thënë socialistëve se nuk e respektojnë Kushtetutën, kur vjen çështja tek interesat personale. Basha i tha Ballës se PS votoi ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme për të mbajtur pushtetin.

Balla: Në këtë sallë të jesh i sigurt ti dhe kushdo tjetër që do i shkeli do marrë ndëshkimin që parashikon secila prej tyre. Parimi që nuk po respketoni është e drejta e fjalës. Asnjëra nga këto nuk është statuti i Partisë Demokratike. Te statuti i PD bëj si të duash, ti lexoje ndryeshe, babai yt ta lexojë ndryshe. Me statutin e PD ne s'merremi. Por me këto tre libra po ta them, harroje se ndonjëri prej jush do ta shkelë dhe nuk do merrni ndëshkimin

Basha: Kjo është vërtetë Kushtetuta e RSH po gjithçka tjetër këtu është antikushtetuese. Nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese, e ardhur me bandat. Kemi ardhur këtu për të bërë gjithçka për ta çliruar Shqipërinë nga kjo skotë. Kur e merr këtë në dorë kujdes se të pakta janë faqet ku nuk janë shkruar rregulla të cilat i keni dhunuar me vetëdije. Keni dhunuar dhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese të bëra me 30 korrik vetëm për të mbajtur pushtetin. I shkelët 2 javë më parë kur ndaluat komisionin Becchetti. Ju nuk pyesni për Kushtetutë, për ligj, për Gjykatë Kushtetuese, ju keni vetëm hallin tuaj dhe për hallin tuaj jeni gati t’i vini flakën parlamentit dhe Shqipërisë, nuk ju lejojmë, do digjeni vetë.

Të fundit