Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reportazhi i BIRN: Hasi zbrazet nga emigracioni, fushata e 14 majit ngec tek akuzat për blerje vote

Në 18 prill, anëtarët e shtabit elektoral të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Hasit ndaluan djalin e kandidatit socialist, teksa drejtonte një furgon mallrash me pako ushqimore me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”.
Palët i dhanë ngjarjes interpretime të ndryshme.
Miftar Dauti, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, e sheh këtë si një provë të përpjekjeve të kundërshtarëve në pushtet për të blerë vota.
“Nuk e dëshiroja incidentin. Jam detyruar t’a denoncoj për të krijuar besim te elektorati,” tha Dauti, i cili është njëherazi edhe drejtuesi lokal i grupimit demokrat të njohur si “Rithemelimi”.
Kandidati socialist për bashkinë e Hasit, Beqir (Halit) Mula i mohon akuzat. Megjithëse nuk mund të japë ndonjë provë, ai akuzoi kundërshtarin për blerje të votave. “Kundërshtari im ka si armë të vetme blerjen e votës dhe të më denigrojë mua dhe të intimidojë zgjedhësit,” tha Mula për BIRN.
Akuzat për blerje vote hapën siparin e fushatës në bashkinë e Hasit, ku të dy kandidatët kanë shpresë të fitojnë.
Bashkia e Hasit është e vetmja në qarkun e Kukësit që është fituar në garë nga socialistët në vitin 2011 dhe ka qenë prej atëherë në drejtimin e tyre. Megjithatë, në zgjedhjet e fundit opozita mori rreth 2 mijë vota më shumë se mazhoranca.
Bashkia hyn te njësitë e vogla, ku popullsia është gërryer nga emigracioni masiv.
Kreu i KZAZ-së, Sahit Jaku i tha BIRN se ata presin rreth 8 mijë votues – më pak se gjysma e atyre që janë të regjistruar.
Ndërsa Hasi vuan prej vitesh emigracionin masiv, kryesisht drejt Mbretërisë së Bashkuar, kandidatët nuk duket se kanë ndonjë shpresë të ndalin largimet. Në të kundërt, kandidati opozitar thotë se sapo është kthyer nga një takim me rreth 600 emigrantë hasianë në Angli, për të cilët thotë se i kanë ofruar mbështetje.
“Hasjanët në Angli janë të lidhur shumë me vendlindjen. Jam surprizuar me takimin që pata me ta në Angli. Ishin rreth 600 veta në takim. Shumë prej tyre ishin të gatshëm të bashkëfinancojnë me bashkinë e Hasit projekte të ndryshme,” tha Dauti.
Kandidati i opozitës thotë se ka projekte zhvillimi për Hasin, duke listuar ato për energjinë eolike (të erës) dhe zhvillimin e blegtorisë, kryesisht atë të dhisë së Hasit. Por njëkohësisht, ai premton përmirësim të marrëdhënie ndërshtetërore me Kosovën dhe hapjen e pikë-kalimit të ri kufitar dhe lidhjes me rrugë të Pogajve me Gorozhupin e Hasit të Prizrenit.
Në krahun tjetër, kandidati socialist Mula premton një Has digjital.
Ai thotë se në 6 muaj do të krijojë hartën digjitale, ku bashkia të marrë nën kontroll territorin si dhe do të marrë pronësinë e tokave djerrë të krahinës. Edhe Mula premton se do të zhvillojë parqe të energjisë së erës.
“Më pas të thithim investime në tokat djerrë si për parqe eolike dhe fotovoltaike,” thotë kandidati.
Të dy kandidatët kanë premtime të mëdha edhe për të ndihmuar blegtorinë dhe bujqësinë e rajonit. Mula premton dyfishimin e krerëve dhe sipërfaqes së mbjellë dhe thotë se do të apelojë në ndihmën e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR.
Edhe pse zona e Hasit ka qenë e njohur si një ndër zonat kryesore bujqësore dhe blegtorale në verilindje të Shqipërisë, aktualisht aty ka vetëm 2 agronomë dhe dy veterinerë, të katërt në prag të pensionit.
Mula thotë se e ka një zgjidhje për këtë dhe premton se bashkia do të stimulojë financiarisht maturantët “për të studiuar për agronomi dhe veterinari”, ndërsa rivali i tij, Dauti e kërkon zgjidhjen te diaspora.
“Do të importojmë kapacitetet për të realizuar projektet,” tha Dauti.
Të mbetur pa kandidat të vetin, Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Alibeaj i ka ofruar mbështetjen e vet Dautit, i cili në Has nuk rivalizohet nga lufta brenda llojit.
Grupet opozitare të Hasit duken të bashkuar për të rimarrë kontrollin e bashkisë.
Sahit Jaku, mjeku që përfaqëson PD-në zyrtare dhe po ashtu drejton KZAZ-në e Hasit, i tha BIRN se ata do të mbështesin kandidatin e koalicionit të Berishës.
“Në këto zgjedhje, bashkia e Hasit kërkon një figurë tjetër, pasi është bastion i së djathtës, por prej 12 vitesh udhëhiqet nga e majta. Duhet të ndryshojë edhe për hir të komunitetit hasjan,” tha Jaku.
Ai e lidh emigracionin masiv me keqqeverisjen dhe beson se kjo mund të ndryshojë me ndryshimin në krye të bashkisë. “Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur largime masive. A mos ndryshimi i pushtetit i frenon këto largime?”, pyet ai.
Bashkimi i opozitës rreth kandidaturës së tij i ka dhënë besim Dautit se mund t’i fitojë zgjedhjet.
“Hasi është në maxhorancë i djathtë. Në zgjedhjet e vitit 2021, si Parti Demokratike në Has nën drejtimim tim morëm një rezultat historik me 2106 vota më shumë se PS-ja,” thotë Miftar Dauti, drejtues lokal i PD-së edhe në kohën kur partia drejtohej nga Basha.
Ai po ashtu ka një autokritikë. Edhe pse PD ka që prej 2011 në opozitë në Has, Dauti thotë se paraardhësit e tij demokrarë kishin keqqeverisur.
Por autokritikë kanë bërë edhe të majtët. Liman Morina, i cili mori bashkinë në zgjedhjet pa garë të 2019, thotë se nuk garoi për herë të dytë, pasi nuk kishte arritur rezultatet. “Nuk i realizova të gjitha punët dhe mora përgjegjësinë mbi vete,” tha ai.
Gjithsesi, palët duken më shumë të fokusuara te akuzat ndaj njëri- tjetrit. Dauti këmbëngul se ndalimi i furgonit me ndihma nuk është episodi i vetëm në drejtim të përpjekjeve për të blerë votuesit.
“I kam bërë thirrje rivalit tim për të vendosur disa piketa për fushatën, por nuk ka pranuar,” tha ai.
Por në shtabin socialist, akuzave u përgjigjen me akuza.
Pandeli Majko, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit pretendon se blerës janë kundërshtarët dhe paralajmëron kandidatin e opozitës se pushteti i socialistëve është më jetëgjatë se zgjedhjet e 14 majit. “E kam një porosi. Kandidati i PD-së të mos bëjë presion rrugëve të Hasit, pasi PS-ja është në pushtet edhe pas 14 majit,” tha Pandeli Majko.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38