Flash News

E-TJERA

Reportër pa Kufij kritika Ramës për AMA-n: Demonstrim arrogant që kërcënon shtypjen e lirisë, zgjodhi kryetare ish-zëdhënësen

Reportër pa Kufij kritika Ramës për AMA-n: Demonstrim arrogant

Organizata ndërkombëtare për lirinë e medias "Reporterët pa Kufij" (RSF) ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s me 83 vota pro nga Kuvendi, e cila më herët ka qenë zëdhënëse e Edi Ramës. 

Në një postim në rrjetet sociale, RSF shprehet se rregullatori i medias duhet të jetë i pavarur, ndërsa thekson se Rama emëroi ish-zëdhënësen e tij si kryetare, pa pritur për seancën e re të parlamentit duke përfshirë partitë e opozitës.

Reporterët ka Kufij dënojnë këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon të shtypë lirinë e shtypit.

Në deklaratë theksohet se mazhoranca nuk i dëgjoi thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë; BE, OSBE, të cilët i kërkuan që kryetari dhe bordi i AMA-s të zgjidheshin në shtator nga Kuvendi i ri, ku të merrte pjesë dhe opozita reale.

"#Shqipëri: Partia e Kryeministrit Edi Rama ka emëruar ish-zëdhënësin e tij si kryetar të rregullatorit të medias që duhet të jetë i pavarur, pa pritur për legjislaturën e re të parlamentit duke përfshirë partitë e opozitës. Reporterët pa Kufij dënon një demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon shtypjen e lirisë së medias.

Partia Socialiste zgjodhi kryetaren e re të AMA pavarësisht thirrjeve nga Reporterët pa Kufij dhe Bashkimi Europian, të cilët dëshiron të pritej për seancën e re të parlamentit. Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente". përfundon deklarata.

Reportër pa Kufij kritika Ramës për AMA-n: Demonstrim arrogant

Të fundit