Flash News

E-TJERA

Reporterët pa Kufij dënojnë gjuhën e përdorur nga Meta dhe Rama ndaj gazetarëve

Reporterët pa Kufij dënojnë gjuhën e përdorur nga Meta

Organizata Reporterët pa Kufij dënoi gjuhën e përdorur nga Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ndaj gazetarëve. Gjithashtu u kërkoi liderve shqiptarë të mos zbatojnë standarte të dyfishta për lirinë e medias në vend.

Përmes një postimi në Twitter, organizata evidenton dy raste, kur gazetarët janë ofenduar.

Postimi i plotë:

RSF dënon vërejtjet nënçmuese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve. Ilir Meta ofendoi gazetarin Adriatik Doçi kur ai nxorri në pah shkeljet e ligjit Për shtetësinë. Doçi u lavdërua nga kundërshtari i Presidentit, kryeministri Edi Rama, i cili gjithsesi i trajtoi gazetarët e Klan Tv si gënjeshtarë për raportimin e përfshirjes së tij në kontrata korruptive. Liderët shqiptarë duhet të ndalojnë zbatimin e standaretve të dyfishta për lirinë e medias.

Të fundit