Flash News

E-TJERA

"Reporterët pa Kufij" dënojnë sjelljen e Ramës: Në vend që të përjashtojë gazetarët, t’u përgjigjet pyetjeve

"Reporterët pa Kufij" dënojnë sjelljen e Ramës:

"Reporterët pa Kufij" kanë dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit Klevin Muka gjatë një konference që u zhvillua disa ditë më parë.

Zëdhënësi i RSF në Gjermani, Birger Schütz ka thënë për DW, se sjellja e Ramës evidenton një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit.

Ai shtoi se në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat, Rama duhet t'u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri.

"Reporterët pa Kufij” (RSF) e dënon deklaratën e Edi Ramës për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit për gjoja sjellje joetike. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës.

RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t'i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik.

Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t'i fyejë ata, Edi Rama duhet t'u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen edhe më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian”, u shpreh Schütz.

Të fundit