Flash News

E-TJERA

Represioni ndaj News24, Gjokutaj: Rama vijon terrorin me vetëgjyqësi shtetërore

Represioni ndaj News24, Gjokutaj: Rama vijon terrorin me vetëgjyqësi

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar këtë të shtunë se Rama me ndërprerjen e sinjalit të televizionit “News 24” dhe ndalimin e gazetarëve të punonjësit të hynin brenda redaksisë cënon sigurinë juridike e të gjitha mediave.

I ftuar në Syri TV, Gjokutaj thotë se aksioni i Ramës është vijim i vetëgjyqësisë shtetërore.

“Nuk  përbëjnë më çudi në këtë regjim të kësaj qeverie. Kjo është hera e dytë pas shembjes së hotelit. IKMT bëri shembjen e hotelit, ndërkohë që gjyqi ishte të hënën. E gjitha u kalua në heshtje. Mbani mend rrethimin e Ora News, e sot vijmë tek ky rast.

Zanafilla është pjesë e kulturës së kësaj qeverie që nuk pranon mendimin ndryshe, lëre më ndryshe.  Janë dy kontrata qiraje. Njëra e të cilës ka skaduar por që paguhet rregullisht, dhe në momentin kur bëhet pagesa, kontrata quhet e lidhur dhe sillet si qiraxhi. Njerëzit duhet të hapin sytë e të dëgjojnë se kryeministri ia ka dalë pasi opinioni publik mbyll sytë dhe veshët. Nëse nuk ndalet ky uragan antiligjor kjo qeveri do të vijojë.

Çfarë impakti kishte lirimi i hapësirave publike në kulmin e sezonit turistik? Aksioni mund të bëhej jo në kulmin e sezonit turistik. Hodhi për konsum Kodin penal.
Kjo qeveri nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj veprimtarie të tillë sepse është qeveri kujdestare pas zgjedhjeve. Ky është terror”.

Gjokutaj paralajmëron se çështja e News 24 do të shkojë deri në Strasburg,  “e fatura që do të paguajnë shqiptarët do të jetë shumë e madhe“.

Të fundit