Flash News

E-TJERA

Anëtari i i Presidencës së PE: Lajmet e fundit nga Tirana vendosin në pikëpyetje lirinë e medias

Anëtari i i Presidencës së PE: Lajmet e fundit nga Tirana

Anëtari i Presidencës së Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, ka reaguar në lidhje me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit News 24 dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Andrey Kovatchev shkruan se lajmet e fundit nga Tirana ngrenë pyetje dhe bën thirrje për transparencë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në Shqipëri.

"Dy ditë që nga hyrja në fuqi e EMFA-së, një legjislacion historik që riafirmon lirinë e medias si shtyllën kurrizore të demokracisë. Lajmet e fundit nga Tirana në lidhje me qiranë e Panorama Group ngrenë pyetje. Unë bëj thirrje për transparencë të plotë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në Shqipëri",- shkruan anëtari i Presidencës së Parlamentit Evropian.

Të fundit