Flash News

E-TJERA

Reshje bore dhe ngrica, ARRSH njofton akset rrugore të kalueshme me zinxhirë

Reshje bore dhe ngrica, ARRSH njofton akset rrugore të kalueshme me

Autoriteti Shqiptar Rrugor ka njoftuar akset rrugore që janë të kalueshme me zinxhirë pas reshjeve të borës dhe ngricave gjatë natës.

Sipas ARRSH, akset Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht; në Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve; në Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve .

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale       

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”

Të fundit