All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Reshje bore në veri e juglindje, vështirësi qarkullimi në Korçë, Bulqizë dhe Kukës

All - Paragraf - 1

Reshje bore në veri e juglindje, vështirësi qarkullimi në

Reshjet e dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

All - Paragraf - 3

Në juglindje, në akset Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik kanë nisur reshjet e borës, ndërsa mjetet borëpastruese janë në terren për pastrim dhe kriposje. Probleme janë evidentuar edhe në segmentin Maliq–Kufi i Gramshit, ku reshjet e shiut janë shoqëruar me rënie gurësh dhe inertesh, duke kërkuar ndërhyrje për pastrimin e rrugës.

Ndërkohë, aksi Korçë–Voskopojë raportohet i pastruar dhe i kriposur, me qarkullim normal. Reshje bore po bien edhe në Boboshticë–Dardhë, ku mjetet po punojnë për të mbajtur rrugën të kalueshme. Në akset Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë reshjet e shiut janë me intensitet të ulët dhe pa problematika.

Pas disa ditësh me reshje intensive shiu, moti është përkeqësuar me dëborë dhe temperatura që zbresin deri në -5 gradë Celsius. Në veri të vendit, situata paraqitet më problematike. Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në akset Bulqizë–Peshkopi, Bulqizë–Tiranë, Qafë e Buallit–Kraste dhe Ura e Çerenecit–Librazhd.

Në qytetin e Bulqizës, trashësia e dëborës arrin deri në 5 centimetra, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, Fushë-Bulqizë dhe Martanesh shkon nga 5 deri në 20 centimetra në zonat më të thella.

Edhe Kukësi është përfshirë nga reshjet e borës pas 48 orësh shi intensiv. Gjatë orëve të para të mëngjesit, qyteti është zgjuar i mbuluar nga dëbora, me temperatura nën 0 gradë Celsius. Shtresa e parë e borës në qytet nuk ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim, por situata është më e rënduar në zonat malore si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar 10 centimetra.

Sipas Bashkisë Kukës, rrugë të bllokuara raportohen në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe atë në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë, si edhe rrëshqitje masive dherash dhe inertesh në disa segmente rrugore. Autoritetet janë në monitorim të situatës dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.

 

Të fundit