Flash News

E-TJERA

Reshje dëbore gjatë natës, në këto akse rrugore kalohet vetëm me zinxhirë

Reshje dëbore gjatë natës, në këto akse rrugore kalohet

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, të cilat kanë shkaktuar problem në qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin zinxhirë në akset rrugorë si: Dardhë, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë, Qafë Mollë- Bizë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë.

Gjithashtu bën apel për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe reduktimin e shpejtësisë.

Të fundit