Flash News

E-TJERA

Reshje dhe stuhi shiu, disa zona rrezikojnë nga përmbytjet, njihuni me parashikimin e motit

Reshje dhe stuhi shiu, disa zona rrezikojnë nga përmbytjet, njihuni me

Ditën e sotme, vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Këto reshje fillimisht do të nisin në zonat perëndimore dhe herë pas herë do të jenë në formën e stuhive ku nuk përjashtohet mundësia për përmbytje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por që herë pas here do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C deri në 17°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 19°C.

 

Të fundit