Flash News

E-TJERA

Reshje intensive në veri të vendit, Mbrojtja Civile apel qytetarëve: Tregoni kujdes!

Reshje intensive në veri të vendit, Mbrojtja Civile apel

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes i kanë drejtuar një apel qytetarëve në Qarqet Lezhë e Shkodër pasi gjatë tre ditëve të ardhshme priten reshje dhe shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.

Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit