Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe bore, moti sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme

Reshje shiu dhe bore, moti sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Pritet prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngatashoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.  
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Të fundit