Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe dëbore, rënie temperaturash dhe ngrica, moti për sot

Reshje shiu dhe dëbore, rënie temperaturash dhe ngrica, moti për

Territori shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në skajet veriore dhe jugore.

Gjatë orëve të mesditës dhe në vijim, vranësirat dhe reshjet do të mbeten të pranishme në gjithë territorin, por në sasi të pakta. Ndërkohë, temperaturat do të pësojnë rënie, duke rikthyer ngricat në akset rrugore dhe duke vështirësuar qarkullimin.

Temperaturat e ajrit do të variojnë nga -1°C në Pukë deri në 13°C në qarqet e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 35 km/h nga verilindja, ndërsa në brigjet detare pritet dallgëzim mbi 2 ballë.

Të fundit