Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe rënie inertesh, ARRSH tregon situatën në disa akse rrugore

Reshje shiu dhe rënie inertesh, ARRSH tregon situatën në disa
Foto Ilustruese

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Temperaturat kanë qenë në rritje.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të fundit