Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar.

Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja pritet të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit