Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe ulje të temperaturave, si paraqitet moti këtë javë

Reshje shiu dhe ulje të temperaturave, si paraqitet moti këtë

Moti gjatë ditës së sotme duket se do të karakteriozhet nga reshjet e shiut edhe gjatë pjesës tjetër të ditës për t’ia lënë vendin kështu, përmirësimeve në mbrëmje.

Kështu ka thënë meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani për News 24, i cili ka thënë se ditën e sotme do të kemi vlera maksimale të temperaturave deri në 24 gradë dhe shira prezente herë pas here.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të kemi një rënie të temperaturave dhe sërish reshje shiu.

“Jemi në vjeshtë, kemi shtim të vranësirave dhe të reshjeve të shiut, të cilat gjatë ditës së sotme pritet të sjellin reshje shiu mesatare dhe intensive gjatë mbrëmjes, dhe mëngjesin e ditës së martë. Presim një përmirësim të motit gjatë pjesës së dytë të ditës, pro dhe në vijim reshjet e shiut do të mbeten herë pas here në vendin tonë prezentë. Ditën e sotme do të kemi vlera maksimale të temperaturave deri në 24 gradë celsius, ndërsa për nesër pritet të ketë një rënie të temperaturave me të paktën 3-4 gradë celsius. Në zonat e jug-perëndimore vlerat e temperaturave do të zbresin deri në 20 gradë.”, tha Osmani.

Të fundit