Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

Vranësira të dendura dhe shira të izoluar do dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë, ku me të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore.

Ndërsa pas mesditës pritet kthjellim i motit në ultësirën perëndimore dhe me pas gjatë mbrëmjes do të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar.               

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por rënie të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C. 

Era do fryjë e mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Të fundit