Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e

Dita e sotme do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira të dendura në pjesën e parë të kësaj të dielë.

Pas mesditës pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht në pjesën tjetër të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rënie me 1-2°C sjellin orët e mesditës, duke u luhatur nga 4°C deri në 22 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit