Flash News

E-TJERA

Reshje shiu gjatë pasdites, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu gjatë pasdites, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në vendin tonë do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta, të do të shtohen kryesisht në lindje e juglindje.

Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore, por me karakter lokal.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-20°C, ndërsa vlerat maksimale do të jenë 28°C në veri deri në 34°C në zonat e ulëta.

Era, do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim veriperëndim-verilindje. Ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.

Të fundit