Flash News

E-TJERA

Reshje shiu në të gjithë vendin, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Reshje shiu në të gjithë vendin, si pritet të jenë

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore.

Parashikohet që orët e pasdites, të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë.

Temperatura më e ulët do të shënohet në Peshkopi 7°C ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 29°C në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit