Flash News

E-TJERA

Reshje të dendura bore në zonat malore të veriut, mbi 40 cm në Qafë Thore

Reshje të dendura bore në zonat malore të veriut, mbi 40 cm

Gjatë natës janë regjistruar reshje bore me intensitet të lartë në akset Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth.

Sipas A2 CNN raporton se në Qafë Thore shtresa e borës ka kaluar 40 cm. Autoritetet bëjnë me dije se është punuar pa ndërprerje për të mbajtur të hapur qarkullimin.

Edhe në mëngjes reshjet vijojnë, por me intensitet më të ulët. Ndërkohë, në aksin Hani i Hotit-Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë mbrëmjes dhe natës mbi lartësinë 1100 metra, të cilat vazhdojnë edhe aktualisht.

Të fundit