Flash News

E-TJERA

Reshje të dendura shiu, ARRSH njofton akset problematike: Reduktoni shpejtësinë!

Reshje të dendura shiu, ARRSH njofton akset problematike: Reduktoni

Reshjet e shiut me intensitet të larta kanë shkaktuar problematika në disa akse rrugore.

Në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonë e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd, ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

ARRSH i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që përdorin këto akse të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

Postimi i plotë

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

 

Të fundit