Flash News

E-TJERA

“Reshje të dendura shiu”, IGJEUM paralajmëron përmbytje në të gjitha qarqet

“Reshje të dendura shiu”, IGJEUM paralajmëron
Foto Ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar rreshje të dendura shiu në të gjithë territorin përgjatë datave 6 -11 janar.  

Sipas të dhënave të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Gjithashtu bëjnë me dije se mund të ketë përmbytje nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës, prurjet maksimale të të cilëve parashikohen të arrijnë në datën 12 janar. Ndërkohë lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 janar.

Sakaq lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Në njoftimin e IGJEUM-it thuhet se përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

Të fundit