Flash News

E-TJERA

“Reshjet dhe temperaturat”, IGJEUM tregon si do jenë ditët në vijim

“Reshjet dhe temperaturat”, IGJEUM tregon si do jenë ditët

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë me dije se pasditen e sotme dhe të nesërme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë 6 /10 gradë celsius në vendet e ulëta, -1 dhe 6 gradë celsius në vendet malore dhe 8/11 gradë në bregdet.

Përmes një deklarate zyrtare, IGJEUM shkruan se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve.

Ndërkaq, tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021, ndërsa lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve.

Njoftimi i IGJEUM:

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021.

Lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit por brenda kuotave maksimale të argjinaturave.

Ditën e nesërme Lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 12) dhe nesër (e mërkurë, dt. 13) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër ( e mërkurë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 11 °C, në vendet e ulëta: 6 / 10 °C, në vendet malore: -1 / 6 °C

ERA

Sot pasdite ( e martë, dt. 12) dhe nesër ( e mërkurë, dt. 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Të fundit