Flash News

E-TJERA

Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër

Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore

Drejtoria vendore e Policisë së Shkodrës ka informuar mbi situatën e rrugëve dhe problematikat që hasen për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.

Sipas policisë, akset problematike janë Tamarë - Selcë - Vermosh; Bogë - Qafë Thorë - Theth; dhe Pukë - Fushë Arëz - Qafë Mali, pasi ka prezencë të dëborës dhe vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë. 

"Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.
Aktualisht në akst rrugore Tamarë - Selcë - Vermosh; Bogë - Qafë Thorë - Theth; dhe Pukë - Fushë Arëz - Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.
Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës .
Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112", njofton policia. 

Të fundit