Flash News

E-TJERA

Reshjet e borës rikthejnë vështirësitë në Qarkun e Dibrës, probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit

Reshjet e borës rikthejnë vështirësitë në Qarkun e

Reshjet e borës kanë përfshirë sërish Qarkun e Dibrës, duke nisur që në orët e para të mëngjesit në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Në disa zona të thella malore, trashësia e borës arrin deri në 15 centimetra.

Borë është regjistruar në një sërë njësish administrative, përfshirë Lurën, Kala e Dodësin, Selishtën, Zall-Dardhën, Zall-Reçin, Sllovën, si edhe në Trebisht, Ostren dhe zonën e Martaneshit.

Si pasojë e kushteve atmosferike, janë shfaqur probleme në rrugët rurale, ndërsa vështirësi në qarkullim raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, kryesisht nga Qafa e Buallit në drejtim të Peshkopisë. Situata më e rënduar paraqitet në segmentin nacional pranë pishave në Fushë-Bulqizë, ku prezenca e borës dhe akullit në asfalt e bën qarkullimin të rrezikshëm.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, pasi reshjet vijojnë me intensitet të lartë. Sipas burimeve zyrtare, aktualisht nuk ka bllokim të qarkullimit nga Ura e Vashës deri te Shkalla e Tujanit. Megjithatë, në tunelin e Qafë-Buallit dhe në segmentin Qafë-Buall–Peshkopi mungon kripa, ndërsa në disa pjesë të Rrugës së Arbrit vijon të ketë borë dhe akull në rrugë.

Të fundit