Flash News

E-TJERA

Reshjet e borës/ Temperaturat në Korçë arrijnë në -7 gradë celsius, qarkullimi me zinxhirë ose goma dimërore

Reshjet e borës/ Temperaturat në Korçë arrijnë

Korça është zgjuar e “mbuluar” nga bora, pas reshjeve intensive të rëna gjatë natës. Trashësia e borës ka arritur nga 10 cm-20 cm.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm, në orët e para të mëngjesit u regjistrua vlera -7 gradë celsius.

Kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore, ndërkohë që po punohet për mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Moti i keq ka sjellë prej disa ditësh probleme me energjinë elektrike në qarkun e Korçës. OSHEE bën me dije se mungesë të furnizimit me energji ka pasur në disa fshatra të Korçës dhe Pogradecit.

Të fundit